Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Mirupafshim City”, gardiani i Kosovës nënshkruan për klubin anglez (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Mirupafshim City”, gardiani i Kosovës nënshkruan

Arijanet Muric është portieri më i ri i Burnley. Kartoni i gardianit të përfaqësueses së Kosovës është blerë nga Manchester City, për rreth 3 milionë euro. Kujtojmë se karriera 23-vjeçarit ishte përqëndruar te huazimet, teksa sezonin e fundit dha kontributin e tij për Adana Demirspor.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar me klubin e Burnley që militon në Championship(Angli) dhe pritet ta përdorë si titullar. Kontrata e firmosur është 4-vjeçare. Te skuadra e ri Muriç gjen trajner Kompany,  i cili ka qenë kapiten i City-t më përpara dhe e njeh portierin. Më poshtë mund të lexoni dhe fjalën e 23-vjeçarit, që shprehet i lumtur për aventurën e re.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, mezi pres të takoj shokët e skuadrës. Tashmë jam 23-vjeç dhe ndjej se ishte momenti i duhur për të ndryshuar ambient dhe dua të bëj mirë në sezonin e ri. Me Kompany jemi stërvitur së bashku për dy vite te City, në atë kohë ai ishte kapiteni im ndaj e njoh mirë. Jam shumë i lumtur që bashkohemi sërish dhe që do të luaj nën urdhrat e tij”, u shpreh Muriç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga