ZYRTARE/ Merkato nga kampionët, Tomori nënshkruan me mesfushorin e talentuar
Shkruar nga NEWSPORT
Kevin Hysolli është futbollisti më i ri i Tomorit. Prej kohësh ishte bërë e ditur në media akordi, por është vetë klubi që zyrtarizon gjithçka teksa njofton publikun për arritjen e marrëveshjes me lojtarin.
Mesfushori 20-vjeçar do të jetë një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Klodian Arbëri. Hysollu vjen në formë huazimi nga Skënderbeu por beratasit kanë mundësinë ta mbajnë edhe për sezonin pasardhës nëse ai nuk gjen hapsira te korçarët.
Tomori është ndër skuadrat më aktive në merkato teksa janë plot 15, afrimet e beratasve këtë sezon që synojnë edhe njëherë të provojnë fatet e tyre në Play-Off.