Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Leo Messi jep bekimin, trajneri i Argjentinës firmos kontratën e re

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Leo Messi jep bekimin, trajneri i Argjentinës firmos

Lionel Scaloni do të jetë trajner i kombëtares së Argjentinës të paktën deri në Botërorin e vitit 2026. Konfirmimi zyrtar vjen nga presidenti i Federatës së Futbollit (AFA), Claudio Tapia, i cili e njoftoi vendimin me një postim në kanalet e komunikimit.

“Jam krenar t'iu them se kemi gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së Lionel Scalonit si trajner i Argjentinës deri në Kupën e Botës 2026. Ne vazhdojmë të besojmë për projektin e Kupës së Botës”.

44-vjeçari i njohur në futbollin italian për aktivizimin të Lazios dhe Atalanta u bë trajneri i "albiceleste" në vitin 2018 duke zëvendësuar Jorge Sampaolin.

Fillimisht si i përkohshëm, Scaloni më pas fitoi besimin e Federatës, duke udhëhequr ekipin në Copa América 2019, duke u eleminuar në gjysmëfinale dhe në edicionin 2021 Argjentina e tij fitoi trofeun, e cila u rikthye në krye të Amerikës së Jugut pas 28 vitesh.

Argjentina do të marrë pjesë në Katar 2022 dhe përfshihet në Grupin C me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga