Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Kylian MBAPPE zgjidhet kapiten i FRANCËS

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kylian MBAPPE zgjidhet kapiten i FRANCËS
Kylian Mbappe është kapiteni i ri i Francës. Lajmin e bën të ditur vetë Federata në rrjete sociale. Pas tërheqjes nga Kombëtarja e portierit Hugo Lloris, “Gjelat” kishin mbetur pa një kapiten dhe trajneri Dider Deschamps do të merrte vendimin për udhëheqësin e ri të skuadrës. Dy emra ishin në garë, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe por në fund u zgjodh lojtari i PSG. Me 36 gola në 66 ndeshje, sulmuesi 24 vjeçar është padyshim lojtari kryesor i këti jekipi, kjo u pa qartë edhe në finalen e Kupës së Botës ku shënoi tre gola por fatkeqësisht për të nuk mjaftoi për trofeun. Mbappe do të debutojë si kapiten i Francës përballë Hollandës, të premten në orën 20:45 për ndeshjen e parë të fazës kualifikuese për Euro2024.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga