Alush Gavazaj dhe Arben Tafa nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Renovës. Të dy lojtarët kanë zgjedhur mos të zgjasin më bashkëpunimin dhe një gjë të tillë e tregon klubi nga Maqedonia e Veriut. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:
"Faleminderit që ishit pjesë e jona.
Alush Gavazaj dhe Arben Tafa sezonin tjetër nuk do të jenë pjesë e ekiti tonë pasi që u skadon kontrata dhe me një marveshje të dy anëshme vendosën që të largohen.
Për ne si ekip ishte kënaqsi që ishin pjes e jona dhe u dëshirojm suksese dhë shëndet në të ardhmën".
Në këtë sezon, Gavazaj është aktivizuar në 32 ndeshje, ku ka arritur të shënojë dhe 1 gol. 26-vjeçari, 30 takime i ka nisur si titullar. Ndërsa qendërmbrojtësi Tafa është aktivizuar në vetëm 11 ndeshje. Kujtojmë që Gavazaj ka provuar të luajë edhe në vendin tonë, me Tërbunin dhe Korabin në Kategorinë Superiore.
