
Juan Cuadrado tashmë ka rinovuar kontratën e tij me Juventus deri në vitin 2022. Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka dhënë vetë klubi bardhezi.
"Ai mbërriti tek Juve si një sulmues krahu, por më pas vazhdoi aventurën si "xhol" dhe tashmë është duke luajtur i tërhequr mbrapa. Juan Cuadrado është një kënaqësi për sytë e tifozëve të Juventus, kudo ku janë. Dhe kështu do të mbetet deri në vitin 2022", shkruan klubi i Juventus në lajmërimin për rinovimin e Cuadrado.
Poll