
Ish-drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka nënshkruar me ekipin e Antwerp në Belgjikë. 48 vjeçari ka gjetur punën e re, teksa muaj më parë u largua nga Ajax pasi dërgonte mesazhe të pahijshme drejt kolegeve femra te hollandezët.
Me kohën që ka kaluar dhe zbehjen e “bëmave” të tij, Overmars ka premtuar se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur më. Tanimë problemet kanë mbetur në të shkuarën.
“Ajo që ndodhi te Ajax nuk ka për t’u përsëritur, jam i lumtur që jam te Antwerp. Është një kapitull i ri, një sfidë e bukur në një klub në të cilin mund të rritem shumë”, u shpreh Overmars.
Poll