
Anglezi Anthony Taylor është caktuar për të drejtuar finalen e Europa League, e cila do të luhet mes Sevilla dhe Roma të mërkurën e ardhshme më 31 maj në Puskas Arena në Budapest.
44-vjeçari do të ndihmohet në krahë nga Gary Besëick dhe Adam Nunn, gjyqtari i katërt do të jetë Michael Oliver. Sistemi VAR do të drejtohet nga Stuart Atëell dhe Christopher Kavanagh me mbështetjen e gjermanit Bastian Dankert.
Për Romën anglezi është një emër i njohur pasi e ka gjykuar në gjysmëfinale ndaj Feyenoord ku verdhekuqtë fituan me rezultatin 4-1.
Poll