ZYRTARE/ Benevento prezanton trajnerin e ri, Veseli do të marrë leksione nga fituesi i Topit të Artë
Shkruar nga NEWSPORT
Pas shkarkimit të Fabio Caserta pas 6 javëve nga Benevento në krye të pankinës pritej vendosja e Fabio Cannavaros. Disa momente më parë, në rrjetet sociale, klubi italian konfirmoi gjithçka duke zyrtarizuar ish-kampionin e botës dhe fituesin e Topit të Artë në vitin 2006.
Pjesë e Beneventos është edhe mbrojtësi i Kombëtares Frederic Veseli që do të marrë leksione nga një prej më të mirëve në historinë e futbollit. Legjenda italiane do të jetë në krye të stolit për dy sezone dhe do të synojë ngjitjen në Serie A. Kjo do të jetë hera e parë për Cannavaron që do të drejtojë një ekip europian pas aventuarve në ekipet aziatike