
Bekim Balaj nuk është më futbollist i Nizhni Novgorad në Premier League ruse. Sulmuesi shkodran ka ndërprerë sot bashkëopunimin me rusët, duke dalë lojtar i lirë në treg. Pas vetëm gjashtë muajve në Rusi, Balaj largohet në Novgorad për të nisur një tjetër aventurë, teksa ekipi i ri mbetet për t’u mësuar.
31 vjeçari ia doli të luajë 15 takime në këto muaj në Rusi, duke sigluar 1026 minuta, teksa nuk la shenjë me gol. Aventura e dytë në Premier League ka qenë jo frytdhënëse për Balaj, që pas golave me Terek Grozy nuk ia ka dalë të shënojë edhe pse është besuar në 15 ndeshje.
Shkodrani veç Vllaznisë dhe Tiranës, jashtë vendit ka mbajtur veshur fanellat e Sparta Praga, Gencerbirigli, Slavia Praga, Sturm Graz apo Rijeka.