Zlatko Dalic mbetet në krye të Kroacisë, Federata kroate ka njoftuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me trjanerin e tyre, i cili është në krye të kombëtares kroate që nga viti 2017.
Dalic është arkitekti i suksesit historik të viteve të fundit me gjeneratën e artë të kombëtares Kroate ku me yje si Modric, Rakitic, Brozovic, Lovren e shumë të tjerë arritën të fitojnë medalje argjendi dhe bronzi në dy Botërorët e fundit.
Aktualisht pjesë e katërshes finale për trofeun e Nations League, Dalic nuk do të dorëzohet dhe do të synojë të fitojë këtë trofe me skuadrën e tij.
#Croatia head coach @DalicZlatko has extended his contract until 2026! ✍️
We’re looking forward to the upcoming challenges with our @FIFAWorldCup silver- and bronze-winning head coach! #Family #Vatreni❤️ pic.twitter.com/mCFE1Gnb1M
— HNS (@HNS_CFF) March 18, 2023