Albion Rrahmani është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshtit. Klubi rumun ka zyrtarizuar sulmuesin e Ballkanit, i cili shkëlqeu në sezonin që lamë pas me trajnerin Ilir Daja.
Lajmi bëhet me dije nga klubi i Rapidit që bën me dije se është firmosur një kontratë me lojtarin që e lidh me ta për 3 sezonet e ardhshme.
Kujtojmë që nga ky transferim, klubi suharekas do të përfitojë një shifër që arrin afro 600 mijë euro. Një lëvizje e bujshme nga Ballkani që mbush ndjeshëm arkat e klubit në këtë sesion të merkatos së verës.
Poll