Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ 6 muaj pa skuadër pas largimit nga Dinamo, firmos Enis Gavazaj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 6 muaj pa skuadër pas largimit nga Dinamo, firmos Enis Gavazaj

Enis Gavazaj ka gjetur ekipin e ri ku do të vijojë karrierën e tij. Sulmuesi anësor kishte 6 muaj pa skuadër pas largimit nga Dinamo, ndërsa ditën e sotme, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Struga Trim Lum.

Kjo do të jetë eksperienca e parë për Gavazajn në kampionatin maqedonas. 27-vjeçari ka luajtur për shumë ekipe gjatë karrierës së tij, si Gent dhe Rosaliere në Belgjikë, Enisey në Rusi dhe Dinamo Minsk në Bjellorusi.

Ndërsa në Superiore, Gavazaj ka luajtur për Skënderbeun, Kukësin dhe së fundmi me Dinamon. Gavazaj është blerja e dytë e bujshme e Struga Trim Lum, pas afrimit të Besart Ibraimit.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga