
Interi u ndal në një barazim me shije humbje ndaj Monzas mbrëmjen e djeshme. Pas fitores së rëndësishme ndaj Napoli, zikaltërit treguan edhe njëherë oshilacione që kompromentojnë rrugëtimin e tyre për titullin kampion.
Ndaj Monzas, polemikat kanë qenë të shumta, sidomos te goli i anulluar i zikaltërve, episod ku vetë gjyqtari kërkoi falje në fund të ndeshjes. Gjithashtu edhe një episod tjetër ku Monzës iu mohua një penallti. Pas ndeshjes, sulmuesi Lautaro foli për Mediaset.
“Arbitri mund të priste tre sekonda para se të frynte bilbilin sepse këto gabime vendosën rezultatin dhe ndryshojnë renditjen. Kemi folur shumë gjatë javës, kemi dashur të vazhdojmë të bëjmë mirë pas fitoreve ndaj Atalantës dhe Napolit. Tani duhet të analizojmë gabimet dhe të vazhdojmë të punojmë kokë më kokë.”- tha argjentinasi.