Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Zgjodhi të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë, fantazisti kuqezi shkëlqeu dje në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjodhi të përfaqësojë Kombëtaren e

Nedim Bajrami është emri më i lakuar së fundmi në futbollin shqiptar. 21 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka vendosur të lërë Zvicrën për të veshur fanellën e Shqipërisë. Një bisedë me Edy Rejën ka qenë deçizive për fantazistin e Empolit, që edhe dje tregoi cilësitë që ka në këmbë.

Në ndeshjen e Serie B, Empoli fitoi 0-3 në transfertë me Regginan, me fantazistin që dhuroi një assist për Mancosu në minutën e 54. Goli i dytë dhe ai i qetësisë sollën një lojë më të hapur për miqtë, që shënuan edhe të tretin. Për shqiptarin zëvendësim në të 79, duke treguar edhe njëherë një formë të mirë sportive. Tanimë mbetet që federata zvicerane të plotësojë dëshirën e lojtarit, me helvetët që po zvarrisin procesin e dokumentacionit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga