
Shkëndija e Tetovës do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka edhe për sezonin e ardhshëm. Thashethemet e fundit që e lidhnin Ilir Dajën me klubin maqedonas u përhapën kudo, çka bëri që klubi maqedonas të përshpejtojë tratativat me teknikun Gjoka. Shkëndija u rëndit e tre-ta në kampionat, ku dy humbjet e fundit me Rabotnickun dhe Borecin dhanë ndikimin e vet.
Ai është i vetëdijshëm se ka një grup të fortë lojtarësh dhe te Shkëndija kanë besim se edicioni i ardhshëm futbollistik do të jetë i suksseshëm. Ky sezon nuk shkoi edhe aq mirë, për shkak të kushtëzimit nga Pandemia, apo edhe faktorë të tjerë të brëndshëm që ndikuan.
Poll