Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Zbuloni përfitimet e anëtarësimit në tifogrupin "Tifozët e Kombëtares"

Shkruar nga NEWSPORT
Zbuloni përfitimet e anëtarësimit në tifogrupin

“Armiqësia” mes FSHF dhe Tifozave Kuq e Zi duket se ka hyrë në një rrugë pa kthim. Krijimi i tifogrupit zyrtar të kombëtares nga ana e FSHF para EURO 2016, i quajtur “Tifozët e Kombëtares”, krijoi një zhurmë të madhe pasi anëtarët e këtij tifogrupi do të kishin përfitime ekstra, përfitime të cilat Tifozat Kuq e Zi nuk i kanë pasur kurrë edhe pse e kanë mbështetur kombëetaren shqiptare që nga viti 2004.

FSHF ka zbuluar sot përfitimet e anëtarësimit në tifogrupin “Tifozët e Kombëtares” të cilat ndahen në tre nivele dhe vijojnë më poshtë:

Anëtar pa pagesë

  1. Nuk ka kartë anëtarësimi
  2. Rregjistrim në databazën e FSHF-së
  3. Buletin informativ i rregullt me info mbi të rejat rreth kombëtares, futbollit shqiptar, ofertat në dyqanin zyrtar, etj.

Anëtar zyrtar (1.500 Lekë/sezon)

  1. Kartë anëtarësimi bazë
  2. Rregjistrim në databazën e FSHF-së
  3. Buletin informativ i rregullt me info mbi të rejat rreth kombëtares, futbollit shqiptar, ofertat në dyqanin zyrtar, etj.
  4. Biletë e garantuar për ndeshjet zyrtare kualifikuese për Europian apo Botëror
  5. Biletë me çmim preferencial me 10%-25% zbritje në ndeshjet miqësore të kombëtareve shqiptare
  6. Çmime preferenciale me 5%-10% zbritje në dyqanin zyrtar të FSHF-së
  7. Çmime ekskluzive 15% për blerjet në ditën/javën e ditëlindjes
  8. Çmime speciale për paketat e fundvitit (sipas ofertave të dedikuara të FSHF)

Anëtar Gold (15.000 Lekë/sezon)

  1. Kartë anëtarësimi Gold
  2. Rregjistrim në databazë
  3. Buletin informativ i rregullt mbi të rejat, ofertat, etj.
  4. Kartë Krediti Kuqezi Union Bank
  5. Biletë e garantuar për ndeshjet zyrtare kualifikuese për Europian apo Botëror të kombëtares shqiptare me akses në tribunat kryesore të stadiumit
  6. Biletë me çmim preferencial me 25%-50% zbritje në ndeshjet miqësore të kombetareve shqiptare
  7. Çmime preferenciale me 10%-20% zbritje në dyqanin zyrtar të FSHF-së
  8. Çmime ekskluzive 25% për blerjet në ditën/javën e ditëlindjes
  9. Çmime preferenciale për paketat e fundvitit në dyqanin e FSHF-së (aplikohet në momentin kur ofertat janë aktive)
  10. Ftesa për evente të dedikuara për anëtarët me lojtarë dhe staf të kombëtares
  11. Akses ekskluziv në seanca stërvitore të kombëtares

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga