Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Zbulohet prapaskena e sherrit me Shakohoxhën, kush është moderatorja që largoi nga puna Ilda Bejlerin

Shkruar nga NEWSPORT

Largimi nga ''Digitalb'' pas 11 vitesh i moderatores dhe gazetares Ilda Bejleri natyrisht që e ka një shkak, të cilin kanë kureshtje ta dinë shumë admirues të saj dhe të futbollit.

Siç raporton "Panaroma Plus", gjithçka ka të bëjë me ndryshimet në programacionin e ''Digitalb'' për sezonin e ri, ku komentatori i futbollit Dritan Shakohoxha ka dashur të nxjerrë në plan të parë një tjetër moderatore simpatike të ''Supersport'', Leila Krajën. Ky vendim e ka indinjuar Ildën, e cila nuk ka pranuar të zhvendoset nga vëmendja kryesore  e publikut.

Duke parë dhe intervistën e fundit të Shakohoxhës në emisionin ''Pushime on Top'' të ''Top-Channel'' kuptohet se Ilda nuk e ka kapërdirë kollaj sjelljen e re të drejtuesve të ''Digitalb''.

''Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër. Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga 'Digitalb', por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi po prapë ne që do ta ndërrojmë.

"Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S'jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë: bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë te stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët", deklaroi Shakohoxha në ''Pushime on Top''.

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga