
Futbollisti i njohut shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë futbollisti.
Përmes një postimi në Instagram, Berisha ka publikuar foton e vogëlushes së sapolindur, të shoqëruar me përshkrimin: “Mirë se erdhe në botë, princesha jonë e vogël. Baby A.”
Familjarë, miq dhe fansa të çiftit kanë shprehur gëzimin e tyre duke i uruar me mesazhe të përzemërta në postimin e futbollistit.
View this post on Instagram
Kujtojmë se çifti Berisha, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre të shoqëruar me polemika. ujtojmë që ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë akuza në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.