
Arkadiusz Milik nuk do jetë pjesë e Polonisë për fazën finale të Europianit 2020 që nis pas pak ditësh. Vendimin e ka marrë stafi mjekësor I polakëve, që ka parë se dëmtimi i sulmuesit nuk mund të rikuperohet në kohë. Trajneri Paulo Sousa nuk do marrë asnjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar.
Në fillim dëmtimi i para dy javëve dukej I lehtë, teksa problemet në gjurin e lojtarit nisën të shtohen. Edhe pse me mjekime dhe një rikuperim nga mjekët e kombëtares polake, sulmuesi që mbylli sezonin me Marseille nuk ia doli të jetë në Europian. Vendimi përfundimtar u mor dje në mbrëmje, me federatën e futbollit të këtij vendi që dha njofimin: "Arkadiusz Milik nuk do të luajë në kampionatin evropiane të futbollit".