Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ylli i Juventusit dëshiron t’i bashkohet Premier League: S’e dua Arsenalin dhe Manchesterin

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Juventusit dëshiron t’i bashkohet Premier League: S’e

Shpesh lojtarët shprehin qëllimin për tu larguar në përfundim të kontratës, por kjo rrallë funksionon mirë. Klubi i tyre aktual irritohet dhe i lënë ata jasht ekipit menjëherë pasi ato shprehin dëshirën për t’u larguar, gjë që e bën më të vështirë qëndrimin e tyre në skuadër.

Kjo ka ndodhur dhe me Adrien Rabiot në kohën kur luante me PSG. Ai iu bashkua Juventusit në një transferim të lirë dhe qartësisht është një lojtar i talentuar, por mesfusha e Juves është e tejmbushur me talente dhe duket se ai do të jetë përsëri në lëvizje.

Sipas “L’Equipe”, tashmë Juve po përpiqet në mënyrë aktive ta largojnë atë nga klubi, duke e ofruar mesfushorin francez si kolateral në disa propozime të mundshme për shkëmbim. Ata madje vazhdojnë të thonë se Manchester United dhe Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me 25-vjeçarin, por ai ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me ekipin e Everton.

Kjo duket befasuese nisur dhe nga rëndësia që kanë këto dy ekipe në Premier League, por media shkruan se Carlo Ancelotti ka qenë i intersuar për Rabiot që në kohën kur ai ishtë pjesë e PSG dhe i pëlqen loja e tij, kështu që idea për t'u lidhur me të përsëri do të ishte shumë tërheqës. Karriera e tij ka ngecur në dy vitet e fundit dhe zhvendosja në një klub ku ai e di se trajneri e pëlqen ka shumë kuptim, kështu që do të jetë interesante të shihet se ku do të përfundojë këtë verë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga