Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ylli gjerman drejt Spanjës, "blindohet" mesfusha e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli gjerman drejt Spanjës, "blindohet" mesfusha e Real Madrid

Julia Weigl i është ofruar Real Madridit. Ylli i Borusias së Dortmundit mund të vijojë karrierën futbollistike në Spanjë. Sipas së përditshmes spanjolle "AS", agjenti i lojtarit ka qenë në Madrid, ku ka diskutuar për një kalim të gjermanit në "Santiago Bernabeu".

Për futbollistin janë të interesuar edhe City me Barcelonën, megjithatë ky transferim mund të realizohet vetëm në 2018 pasi Weigl ka kontratë me skuadrën gjermane.

Te Real Madrid, vetëm Casemiro luan si mesfushor i tërhequr dhe afrimi i 21-vjeçarit në Madrid do të plotësonte organikën e Zidan. Megjithatë zhvillime të reja priten në ditët në vijim nëse do të ketë një akord paraprak me lojtarin, apo ai do të vazhdojë të luajë në Gjermani në të ardhmen.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga