
Vllaznia është aktive në merkato, duke qënë në pritje të ndryshimeve të mundshme, si në hyrje apo në dalje.Presidenti Alban Xhaferri ka dhënë një intervistë për Ora News ku ka folur për dritaren e transferimeve, por edhe për synimet që shkodranët kanë. Xhaferi shprehet se ka skuadra të interesuara për disa lojtarë të ekipit të tij, por edhe vëtë klubi që drejton po kërkon futbollistë cilësorë. Ai tha se synon titullin kampion.
"Trokasim edhe na trokasin sepse futbolli ka një lojë dinamike në të gjitha krahët, por siç e thashë ne vjet patëm një merkato në janar goxha të madhe sepse ofruam disa lojtarë, por në fund rezultoi se nuk kishim bërë zgjedhjet e duhura, ose më të mirat e mundshme.Synimi jonë është që të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Sigurisht që pjesëmarrja në Kupat e Europës është një objektiv minimal. Mendoj që me grupin që kemi dhe me kompletimin e ekipit mendoj që Vllaznia i ka të arritshme këto objektiva. Le të shohim" - tha ai. Vllaznia renditet e katërta.