Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi-n nuk e mërzit barazimi: Ishte spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi-n nuk e mërzit barazimi: Ishte spektakël

Xavi Hernandez ka folur pas barazimit 2-2 me Manchester United në Europa League. Ndeshje ishte intensive sidomos në pjesën e dytë ku u shënuan të katër golat. Barcelona shënoi e para, por United e ktheu sfidën në 1-2 përpara se Raphinha të barazonte 2-2. Trajneri i Barçës e ka shijuar ndeshjen si spektakël.

“Ishte ndeshje vërtet e vështirë”, shprehet Xavi, “me shumë intensitet, pasion dhe ritëm.”

“Mendoj se duhet të jemi krenar sepse luftuam deri në fund. Ne mund të fitonim me dy rastet e fundit, por luajtëm kundër një ekipi të madh në Europë.”

“Mendoj se Manchester United po kthehen dhe ata treguan më të mirën. Duhet të jemi krenar. Duhet të luftojmë gjithashtu në Old Trafford.”

“Them se dy ekipet janë pak a shumë në të njëjtin moment, në të njëjtin pozicion, ne po kthehemi. Mund t’i them Ten Hag-ut “Urime”, sepse ai po bën vërtet mirë dhe ata janë Manchester United”, ka përfunduar Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga