Partizani mori një fitore të vyer përballë Erzenit teksa e mposhti me rezultatin 1-2. Pas ndeshjes, mesfushori i të kuqve, Arinaldo Rrapaj, dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Vuajtëm pak pas barazimit, por e zgjidhëm që në pjesën e parë, duhet të qarkullonim topin pas golit të parë dhe nuk duhet ta linim kundërshtarin të afrohej. Na ndihmoi kartoni i kuq i tyre. Në derbi jepet 200% dhe kjo ndikoi te lodhja. E arritëm me sukses këtë ndeshje dhe kjo ka rëndësi.
Sot për çudi ndihesha i freskët, diskutuam me trajnerin që nuk duhet të lodheshim kot. Nëse do të ndihem i lodhur, do t’i them trajnerit të më ndërrojë. Sa i përket Kombëtares, shpresoj pasi kjo është ëndrra e çdo lojtari. Zëvëndësimi besoj se ishte zgjedhje taktike e jo lodhje.”