Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Volejboll femra/ Përcaktohet finalja e madhe, Skënderbeu dhe Partizani kalojnë Tiranën dhe Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Volejboll femra/ Përcaktohet finalja e madhe, Skënderbeu dhe Partizani

Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjet e dyta gjysmëfinale. Ndeshja e parë ishte mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër në orën 17:00. Edhe në këtë sfidë të dytë, të kuqtë fituan pa problem me rezultatin 0-3, ashtu si në ndeshjen e parë dhe kalojnë pa “djersitur” shumë në finale.

1 orë më vonë, Tirana e Skënderbeu do të luanin gjysmëfinalen tjetër në Feti Borova aty ku vajzat korçare do të mposhtnin ato bardheblu me rezultatin 1-3. Në sfidën e parë në shtëpi, Skënderbeu kishte fituar 3-0 dhe tani shkon drejt finales së madhe ku do të përballet me Partizanin.

Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga