Vllaznia është nisur drejt Ulqinit për të zhvilluar fazën përgatitore para se të startojë faza e tretë e Superligës.
Sot në mesditë, lojtarët e skuadrës kuqeblu kanë zhvilluar stërvitje në palestër, por ajo që bie në sy është se të gjithë futbollistët, edhe pse në një ambient të mbyllur janë të veshur me kapuçë dhe dorashka.
Në Uqin, temperaturat kanë qenë deri në -4 më e ulëta gjatë ditës së sotme, por duket se edhe në palestrën ku është stërvitur Vllaznia nuk ka qenë më shumë se kaq!