
Kuqeblutë do të lënë Shqipërinë për t’u grumbulluar për katër ditë në Ulqin. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Shkodra. Shkak për këtë zhvendosje është frika nga disfata në javën e fundit, nga tensioni i ditëve në Shkodër, trysnia dhe atmosfera aspak e mirë që ekziston në skuadër.
Pritet që ky lajm të bëhet zyrtar në orët në vazhdim me kuqeblutë që do të zhvendosen në Ulqin për të përgatitur aty finalen e mbijetesës, takim që do të luhet të shtunën në orën 17:00, në “Loro Boriçi”, përballë Tiranës.
Poll