Gjashtë minuta lojë arrinë të luaj Nicolo Zaniolo në ndeshjen mes Istanbulspor-Galatasaray. Zaniolo u hodh në fushën e lojës në minutën e 69-të dhe u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 75-të.
Ish-futbollisti i Romës la skuadrën e tij me 10-të lojtarë. Por ajo që bie në sy ëshë gjesti që bën lojtari teksa largohet nga fusha e lojës. Lojtari nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e arbitrit dhe gjithë inatin e ka shfrytëzuar në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes.
Ai ka goditur i irrituar hyrjen e tunelit.
Zaniolo sahadan ayrılırken çıkış tünelini tekmeledi… pic.twitter.com/WW8agfCYRp
— Cenk Çınar (@cenkcnr) May 16, 2023