Xhevahir Sukaj ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku kthehet pas në kohë duke kujtuar golin që i shënonte sezonin e kaluar, Tiranës.
Bomberi shkodran, disa ditë para derbit, “provokon” duke postuar këtë video në llogarinë e tij, të cilën e justifikon me ditën e “Shën Valentinit”.
Madje 29-vjeçari nuk ndalet këtu, por në diçiturën e videos ngacmon sërish: “Ngaqe eshte dita e shen valentinit me erdhi nje shprehje# ai qe te do, te rrah”.
Kujtojmë që në atë ndeshje të luajtur në sezonin e kaluar, në stadiumin “Qemal Stafa”, Sukaj ishte protagonisti i asaj fitoreje me rezultat të ngushtë 1-0.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.