Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ U përplasën dje gjatë ndeshjes, Conte dhe Lautaro Martinez bëjnë "boks" në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U përplasën dje gjatë ndeshjes, Conte dhe Lautaro Martinez

Interi fitoi ditën e djeshme me rezultatin 3-1 ndaj Romës. Jo gjithçka shkoi mirë për skuadrën zikaltër pasi Lautaro Martinez pati një debat të ashpër me trajnerin Conte. Tekniku e nxori nga loja në minutën e 70-të pasi e kishte aktivizuar në minutën e 30-të. Ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak sulmuesit argjentinas që debatoi me fjalë më trajnerin.

Ditën e sotme, Lautaro Martinez është sqaruar me trajnerin Conte dhe ka përgatitur një drekë për skuadrën. Por nuk mbaron me kaq, Lautaro dhe Conte në formë humori kanë veshur dorezat e boksit për t'u zënë. E gjitha për shaka përpara të gjithë skuadrës, ndërsa nuk kanë munguar as të qeshurat. Duket se çdo gjë mes lojtarit dhe trajnerit është mbyllur në stërvitjen e sotme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga