
Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Angola. 17 tifozë kanë humbur jetën gjatë një ndeshje futbolli, teksa po përpiqeshin për të hyrë në stadium .
Por, pikërisht ky moment ka qenë fatal për ta, pasi gjatë përpjekjeve për t'u futur në stadium, disa prej tyre janë rrëzuar duke u shkelur me këmbë nga turma që vinte nga prapa. Portat ishin të mbyllura dhe nga mediat e huaja bëhet me dije që mes tyre ka pasur dhe fëmijë.
Ndeshja mes Santa Rita-Recreativo Libolo është luajtur dhe ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të miqve.
https://www.youtube.com/watch?v=-iGMpPFBKNo
Poll