
Vetëm disa ditë na ndajnë nga ndeshja e radhës së Kombëtares Shqiptare ndaj asaj të Turqisë. Gjatë javëve të kampionatit, duket se sulmuesit e kombëtares shqiptare kanë gjetur formën e tyre më të mirë. Pas Cikalleshit dhe Sadikut, në formë po shfaqet dhe sulmuesi tjetër Rei Manaj, i cili i ka dhënë fitoren ditën e sotme ekipit të tij, Albacete.
Manaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 67' duke kaluar në avantazh ekipin e Albacete ndaj Alcorcon. Albacete ka arritur të fitoj fal golit të vetëm të ndeshjes të realizuar nga Manaj dhe tashmë ndodhet në vendin e 4 të renditjes me 16 pikë.
Poll