Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Tërmeti” 5 ballësh në “Parc de Princes”, tifozët e PSG-së fërshëllejnë Leo MESSIN

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Tërmeti” 5 ballësh në “Parc de
Paris Saint Germain fitoi mbrëmë 5-0 kundër Ajaccios, ndeshje e vlefshme për kampionatin francez. Parisienët shkëlqyen në shtëpinë e tyre me një skuadër në superformë. Këtë takim e nisi nga minuta e parë edhe Leo Messi. Sulmuesi argjentinas u kthye nga dënimi dy javor nga drejtuesit e klubit. Megjithatë ai duket se nuk do të jetë i qetë në Francë. Kjo për shkak se tifozët e PSG-së e kanë fërshëllyer mbrëmë disa herë. Ata duket se nuk kanë pranuar ndjesën e “Pleshtit” i cili udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa lejen e klubit. Nga një idhull për tifozët francezë, siç duket Messi tashmë po shndërrohet në një lojtar të padëshiruar. Shumë zëra e largojnë atë nga “Parc des Princes”. Megjithatë vetëm merkato e verës do ta zbulojë të ardhmen e lojtarit shtatshkurtër tashmë në moshën 35-vjeçare.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga