
Po stërviteshin në praninë e tifozëve të tyre, por nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme seanca për skuadrën e Napolit. Në përgatitjet e ditës së sotme ka pasur tension mes trajnerit Luçiano Spalleti dhe Victor Osimhen.
Ky i fundit është përjashtuar nga stërvitja pas një përplasje verbale me teknikun italian. Lojtari u nervozua për një rast të diskutueshëm duke pretenduar faull në dëm të tij. Nigeriani kërkonte llogari nga Leo Ostigard për ndërhyrjen e bërë në stërvitje. Në këtë moment ndërhyri Spaleti që i tha: “Po flisni shumë, shkoni dhe bëni dush”.
#Spalletti a #Osimhen: “Stai parlando troppo, vai a farti la doccia” @manuelparlato pic.twitter.com/DSElycYqY9
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 24, 2022
Poll