
Roma arriti të fitonte trofeun e parë të Conference League, teksa mposhti në stadiumin “Air Albania” skuadrën e Feyenoord. Skuadra italiane u tregua pragmatiste duke i mjaftuar goli Nicolo Zaniolo në pjesën e parë të takimit.
Suksesi i madh i kryeqytetasve italianë u festua në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga trajneri Jose Mourinho. “Special One” s’u përmbajt aspak, përkundrazi u kthye nga tribuna si për të treguar se është i vetmi në botë që ka fituar çdo trofe europiane. Më poshtë shihni momentin e festës nga tekniku portugez.
Poll