
Besart Berisha rikthehet te fitorja me Melburn Viktorin. Pas humbjes ndaj Sidneit javën e shkuar, ekipi që lufton për titull sot triumfoi 4-1 ndaj perth Glorit në javën e 23-të të sezonit të rregullt në A-Ligën australiane.
Sulmuesi i Kosovës ishte protagonist me një gol dhe një asist. Fillimisht ai barazoi rezultatin në të 23-n me golin e 99-të në elitën e futbollit australian. Ai mbetet në udhëheqje të garës së shënuesve me 18 gola në 23 ndeshje këtë sezon.
Poll