VIDEO/ SHAU rëndë gjyqtarin, VINICIUS rrezikon dënim të rëndë
Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid triumfoi ndaj Osasunës në transfertë, teksa “Los Blancos” triumfuan 2-0. Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një episode mes Vinicius dhe gjyqtarit kryesorë të takimit.
Por gjiganti madrilen mund të mbetet pa Vinicius Jr për disa ndeshje, pasi kamerat kanë kapur sulmuesin brazilian duke ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sulmuesi brazilian u rrëzua pas një dueli me një mbrojtës kundërshtar, derisa gjyqtari nuk akordoi fare ndërhyrje të palejueshme.
Kjo gjë e acaroi brazilianin i cili shpërtheu në ofendime të rënda ndaj gjyqtarit dhe në Spanjë kanë zbuluar fjalët që Vini i ka thënë.
“Shko q** ti bir ku*rve”, ishin fjalët që Vini Jr i tha gjyqtarit Munuera Montero.
Gjyqtari kryesor nuk i dëgjoi në atë moment fjalët e brazilianit, derisa mediat në Spanjë kanë raportuar se brazilianin mund ta pres një dënim me disa ndeshje.