Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Video/ Rrëzohet dhe përfundon në spital piloti i MotoGP Valentino Rossi

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Rrëzohet dhe përfundon në spital piloti i MotoGP Valentino

Valentino Rossi është rrëzuar me motorin e tij të garës dhe ka përfunduar në spital.

Piloti italian i Yamaha-s , Valentino Rosi është rrëzuar dhe ka përfunduar në spital, ku edhe ka kaluar natën.

“Doktori” ka qenë duke u stërvitur me motorin e tij në pistën e Cavallara-s, kur ka ndodhur incidenti.

Sipas mjekëve është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rossi nuk ka pësuar asnjë frakture dhe nuk e ka humbur për asnjë çast vetëdijen, por mjekët kanë vendosur t’a mbajnë nën vëzhgim për gjatë gjithë natës.

Në komunikatën e skuadrës Yamaha, për të cilën Rossi garon thuhet:

“Piloti ynë Valentino Rossi është përfshirë në një incident gjatë stërvitjes me motorin e tij të garës, në pistën e Cavallara-s. 38 vjeçari është dërguar menjëherë në spital për një kontroll të specializuar mjekësor, nga ku ka rezultuar se ka pësuar vetëm një traumë të lehtë të kraharorit dhe barkut”

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga