Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ronaldo ka “trazuar ujërat” me intervistën e dhënë, videoja e takimit me Fernandes bëhet virale në internet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ronaldo ka “trazuar ujërat” me intervistën e

Cristiano Ronaldo duket se ka trazuar shumë “ujëra” me intervistën e dhënë së fundmi, ku portugezi nuk kurseu askën, madje hodhi deklarata të forta për “tradhëti” nga skuadra e Manchester United. Koha që vendosi të dilte në intervistë ndoshta nuk e kishte menduar drejt, pasi tashmë atmosfera nuk ëhstë më e njëjtë.

Portugezi dëshironte që para grumbullimit me Kombëtaren të fliste, si një mënyrë për t’u shuar të gjitha thashethemet që mund të lindnin, por kjo ndikoi në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Portugalisë.

Skuadra e Fernando Santos u mblodh në ambientet e saj në qytetin e Oeiras dhe kamera televizive regjistroi një skenë të sikletshme mes CR7 dhe Bruno Fernandes.

Bruno futet në dhomat e zhveshjes dhe kalon pranë Ronaldos, i cili i zgjat dorën, por mezi e shikon në sy dhe kërkon me patjetër të largohet ndaj tij me nxitim. Ky ballafaqim i sikletshëm u bë menjëherë viral në të gjitha rrjetet sociale, duke bërë që të kuptohet një krisje brenda ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga