
Real Madrid ka fituar në shtëpi përballë Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Liga-s. Sfida e zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabéu”, përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.
Protagonist absolut i kësaj ndeshje ishte padyshim Rodrygo. Sulmuesi brazilian ishte autori i të dy golave për madrilenët. Golin e parë, Rodrygo e shënoi në minutën e 8’, ndërsa të dytin në minutën e 73’ të sfidës.
Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 75 pikëve plot 8 më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Los Blancos ‘blindojnë’ kështu kreun e renditjes. Në krahun tjetër, Bilbao mbetet në vendin e katërt me 56 pikë të grumbulluara.
Golat e sfidës. (VIDEO)
Poll