
Malaga barazoi dje 0-0 në transfertëne Tenerifes, duke rrezikuar seriozisht pozitat në Ligën e dytë spanjolle. Protagonist për keq në këtë duel ishte mesfushori kuqezi, Keidi Bare. Fieraku që njihet për agresivitetin dhe shpirtin në fushë, bëri 2 ndërhyrje të gabuara brenda 4 minutash, duke u ndëshkuar me karton të kuq brenda pjesës së parë.
Ka qenë minuta e 40 kur 22 vjeçari do të ndëshkohej për një ndëryrje të pasaktë në zonën kundërshatre, ndërsa vetëm 4 minuta më pas do të mbyllte ndeshjen për po të njëjtën arsye. Miqtë nuk ia dolën të marrin më shumë se një barazim, me të dy lojtarët shqiptar që e nisën nga minuta e parë. Ndryshe nga ndeshja e shkuar edhe Armando Sadiku nuk la gjurmë në këtë duel.