
Redon Xhixha u transferua pak ditë më parë në Azerbajxhan te skuadra e Qarabag. Një hap i madh për sulmuesin kurbinas, i cili tashmë pas paraqitjeve pozitive me Tiranën do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një tjetër kampionat. Nuk ka vonuar shumë dhe Xhixha ka debutuar zyrtarisht me skuadrën e tij të re dhe këtë e bën me fitore.
Ish-lojtari i kampionëve të Shqipërisë ka zbritur në fushë në minutën e 65-të me trajnerin e skuadrës azerë që kishte rezervuar 25 minuta për të. Qarabag arriti të fitonte sfidën e sotme ndaj Shamkhi me shifrat 3-1 dhe pas këtij triumfi shkojnë në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë në klasifikim pas 20 ndeshjes.
Poll