Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Rafael LEAO është “ogur” i Milanit, portugezi vendos rekord të veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rafael LEAO është “ogur” i Milanit, portugezi
Milani e nisi vitin 2023 me një fitore 1-2 përballë Salernitanas në transfertë. Kuqezinjtë dominuan totalisht ndeshjen e cila nga momenti në moment mund të shihte Milanin të thellonte rezultatin. Portieri Ochoa, pavarësisht dy golave ishte në një ditë të mirë sot duek pritur në seri gjuajtjet e kundërshtarëve. Për Milanin golin e parë e shënoi Leao i cili vendos një rekord të veçantë me fanellën kuqezi. Portugezi ka shënuar golin e parë të vitit në tre vitet e fundit. Fillimish me Beneventon në fitoren 0-2 në kohën e Covid-19 më pas vjet ndaj Romës në fitoren 3-1 dhe tashmë me Salernitanan. Sulmuesi kthehet në një farë mënyrë në “ogur” të mirë teksa dy vitet e fundit Milani ka arritur të kthehet në nivele të larta duke kulmuar me fitimin e Serie A, titull të cilin do të tentojë ta mbrojë këtë sezon.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga