Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Përmbysje spektakolare ndaj PSG-së, Man City me një "këmbë" në finalen e Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje spektakolare ndaj PSG-së, Man City me një

PSG-Man City 1-2

NDESHJA: Është mbyllur me rezultatin 1-2 supersfida gjysmëfinale e Champions League, PSG-Man City. Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, por në fund ishin anglezët që përmbysën rezultatin për 7 minuta dhe morën kështu një fitore me vlera. Ndeshja nisi mirë për PSG që shënoi golin e parë me Marquinhos, ndërsa në fraksionin e dytë, City shënoi dy gola për 7 minuta. Fillimisht De Bruyne ndëshkoi Navas pas një gabimi të portierit, ndërsa Mahrez nga goditja e dënimit mposhti për herë të dytë portierin e PSG-së. Me këtë fitore, Man City hedh një hap të rëndësishëm për finalen e madhe të Champions League pasi do të presë në shtëpi PSG-në pas jave, por me këtë rezultat janë tepër të favorizuar.

Gjysmëfinalja e Championis League

PSG" Navas, Kimpebe, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Paredes, Neymar, Di Maria, Florenzi, Bakkers, Gueye.

Manchester City: Ederson Walker, Dias, Stones, Gundogan, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva, Mahrez, Cancelo, Foden.

Komenti minutë pas minute:

90+4' Mbyllet ndeshja, Man City fiton me përmbysje dhe tashmë është një hap larg finales së Champions League.

77' PSG me 10 lojtarë, Gueye bën ndërhyrje "horror" ndaj Gundogan, gjyqtari i nxjerr direkt të kuq.

71' GOL! "Perlë' e Mahrez nga goditja e dënimit, Man City përmbys gjithçka.

65' GOL!! Man City barazon ndeshjen, De Bruyne kroson në zonë, gabon portieri Navas që nuk arrin të largoi.

46' Nis pjesa e dytë PSG-Man City.

45' Është mbyllur me rezultatin minimal 1-0 pjesa e parë, PSG-Man City. Të dyja ekipet kanë pasur raste pafund në këto 45 minutat e para, por pa mundur të shënojnë gola të tjerë.

16' GOL!!! Zhbllokohet ndeshja, Marquinhos me kokë ndëshkon Man Cityn.

1' Nis ndeshja, PSG-Man City, dy ekipet në kërkim të finales së Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga