Skuadra e Tiranës po kalon momente pozitive dhe tashmë ky është një fakt. Fitorja në derbi i ka karikuar në maksimum jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët bardheblu të cilët kanë gjetur rastin të festojnë për fund vit.
Stafi i Digitalb ka organizuar një festë në një nga clubet e kryeqytetit dhe në një atmosferë elektrizuese s’mund të mungonte as kënga e Pajtim Strugës, e kënduar nga Land Kademi dhe Orgesa Zaimi. Mjafton të përmendë fitoren e fundit 2-1 në derbi dhe… gjithçka merr “zjarr”.
“Meqenëse Tirana arriti të fitonte pas disa vitesh…”, dëgjohet Kademi tek thotë para stafit të Digitalb. Më poshtë mund të shihni çaste nga Festa e Digitalb.