
Peshëngritja është një nga sportet që na ka dhuruar shumë medalje dhe ka qenë sporti për të cilin kemi qenë shumë krenarë dhe e kemi pasur të traditës. Por kohët e fundit polemikat kanë përfshirë këtë sport nga drejtuesit e deri te sportistët ku akuzat dhe kundër akuzat nuk kanë rreshtur.
Së fundmi polemikat dhe mosmarrëveshjet kanë përfshirë edhe një nga peshëngritësit më të mirë të Shqipërisë, Daniel Godelli. Godelli të cilit i është refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA me delegacionin e peshëngritjes ka akuzuar hapur drejtuesit e federatës së peshëngrijtes.
Në një postim të tijin në Facebook ku shihet në video duke ndritur shtangën ai "thumbon" me fjalët:" 165 kg dhe 207 kg. Nëse dikush në këtë Botëror arrin kaq atëherë fjala ime do jetë boshe". Mbetet për t'u parë nëse fjala e Godellit do dalë apo jo por peshëngritja një nga sportet e traditës po shkon drejt "privatizimit" dhe interesave personal sepse të lësh jashtë një nga sportistët më të mirë është diçka e pakuptimtë.