Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “No Messi, No Party”, tifozët e Inter Miami largohen që në pjesën e parë pas dëmtimit të Leos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “No Messi, No Party”, tifozët e Inter Miami largohen
Lionel Messi është vërtetë një ‘one-man-shoë’ kur bëhet fjalë për MLS, me tifozët që janë të interesuar të shikojnë vetëm yllin e Inter Miami në fushën e lojës. 7 herë fituesi i Topit të Artë u rikthye titullar në ndeshjen me Toronto, pas nëj dëmtimit të pësuar, mirëpo nuk zgjati shumë teksa në minutën e 37-të u detyra të linte fushën për një tjetër dëmtim. Ndeshja nuk kishte parë ende gola deri në largimin e Messit dhe disa tifozë nuk pritën më shumë por u larguan direkt nga stadiumi duke mos patur më atë interes si në fillim. Disa mbështetës të Inter Miami janë kapur nga kamera duke u drejtuar drejt daljeve në stadiumin DRV PNK brenda disa minutave pasi Messi u zëvendësua, me lojën që nuk kishte mbyllur as pjesën e parë deri në atë moment. Inter Miami fitoi në fund me rezultatin 4-0 duke e mbajtur veten në garë për një vend në play-off, por mbetet për t’u parë kur Messi do të thirret sërish pasi trajneri Tata Martino e ka përjashtuar mundësinë që të jetë gati për derbin me Orlando City të dielën.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga