
Neymar është filmuar gjatë ditës së djeshme në Spanjë. Braziliani ka qenë i pranishëm me ish-shokët e skuadrës së Barcelonës. Pas fitimit të ndeshjes me Espanyol me rezultatin 4-2, Barcelona u shpall matematikisht kampione e La Ligas katër javë përpara përfundimit të kampionatit.
Titulli i 27-të kampion është festuar nga lojtarët pas ndeshjes në një lokal nate, por ajo që bie në sy që bashkë me ta ka qenë edhe Neymar. Pas vendosjes për të ardhmen që do të jetë larg PSG-s sezonin e ardhshëm kanë nisur aludimet se do të kemi një rikthim të bujshëm te katalanasit. Bëhet fjalë për dyshen Messi-Neymar që mund të rikthehen te blaugranasit pasi të dy do të largohen nga Parisi në merkaton e verës.
@espnfc Neymar was in Barcelona at the weekend as the club won another LaLiga title ❤️ #neymar #barcelona #fcbarcelona #barca #laliga (via @jijantesfutbolclub ♬ original sound - ESPN FC
Poll