
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Arsenal, me shifrat 1-1. Goli i parë do të ishte me të vërtetë i çuditshëm. Lojtari i “djajve të kuq”, Fred shkel me këmbë portierin De Gea, me portierin e skuadrës nga Manchesteri që rrëzohet përtokë. Po në ato çaste, Smith Rowe godet dhe shënon. Goli në fund është cilësuar i rregullt.
Për barazimin duhet të prisnim fundin e fraksionit, me Fernandes që bën më të mirën. Supersfida e kësaj jave në kampionatin anglez të futbollit po luhet në Old Trafford dhe po ndiqet nga miliarda njerëz anë e mbanë botës.
Poll